Prishtinë 22 Korrik 2026
Të nderuar qytetarë,
Mbështetur në paralajmërimin e hershëm të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe udhëzimeve nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjent (AME), sot priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta.
Rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme:
- Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive;
- Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta;
- Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.
- Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.
- Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
- Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët.
Udhëzime sigurie për qytetarët:
- Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme;
- Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike;
- Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji;
- Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri. Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit.
- Qendra Operative Emergjente: 112
- Policia e Kosovës: 192
- Zjarrëfikësit: 193
- Ndihma e Shpejtë: 194 Shiko më pak
